75 Mall Live Search
21:47 / E Martë, 04 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Ahmeti: Ju lusim për kujdes në rrugë, të gjitha ekipet e komunës janë në terren

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se të gjitha ekipet e komunës janë në terren për shkak të reshjeve të borës, shkruan IndeksOnline.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes rrugës.

“Të gjitha ekipet e komunës janë në terren për shkak të rreshjeve të cilat kanë qenë të paralajmëruara. Meqenëse rreshjet janë të vazhdueshme ju lusim për kujdes në rrugë. Për çdo emergjencë kontaktoni 080012233”, ka shkruar ai./IndeksOnline/