75 Mall Live Search
09:31 / E Mërkurë, 05 Shkurt 2020 / indeksADMonline

KEDS: U rikthehet energjia elektrike 50 mijë konsumatorëve, ende ka erëra të fuqishme

Reshjet e borës dhe erërat e forta mbrëmë kanë bërë që mbi 100 mijë konsumatorë në territorin e Kosovës të mbesnin në terr.

Stuhia e madhe, të martën, ka shkaktuar dhjetëra prishje në rrjetin shpërndarës të energjisë elektrike.

Zdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, për IndeksOnlinen, ka bërë të dtur se 50 mijë konsumatorëve u është rikthyer energjia elektrike.

Por, Buzhala ka treguar se në disa pjesë të vendit ka erëra të fuqishme ende, që pamundëson rikthimin e shpejtë të energjisë elektrike.

“Ekipet janë në terren, duke i rregulluar në vazhdimësi prishtjet. Rreth gjysmës së konsumatorëve tashmë u është rikthyer energjia elektrike. Ekipet po bëjnë maksimumin, por në shumë pjesë të vendit vazhdojnë erërat e fuqishme”, ka thënë Buzhala.

Sipas njoftimit të mbrëmshëm, zona më e prekur është rajoni i Dukagjinit, ku përfshihen: Peja, Prizreni dhe Gjakova, por një numër i prishjeve  është shnënuar edhe në Prishtinë dhe në Mitrovicë./IndeksOnline/