Zbulohet vendi ku e kishte vendosur fotografinë e presidentit Thaçi, Vjosa Osmani

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani fotografinë e presidentit të vendit, Hashim Thaçi e kishte vendosur në anën tjetër të murit ku kishte qenë e vendosur më herët.
Ajo këtë veprim e ka ndërmarrë dje, duke hequr fotografinë e Thaçit nga zyra e saj, pas marrjes së detyrës së re dhe në vend të saj ajo ka kthyer fotografinë e ish-presidentit Ibrahim Rugova.
Osmani pati deklaruar se një veprim i tillë nuk bie ndesh me ligjin dhe se ajo fotografinë e Rugovës e kishte vendosur si inspirim.
PDK-ja ka reaguar ashpër ndaj heqjes së fotografisë së presidentit Thaçi, duke thënë se Vjosa Osmani me këtë veprim ka shkelur Ligjin për protokollin e shtetit.