75 Mall Live Search
12:05 / E Mërkurë, 05 Shkurt 2020 / indeksADMonline

“Pëmbysen xhipat e EULEX”-it” – Gjykata merr vendimin për Konjufcën, Sveçlën dhe Zybën

Gjykata Themelore e Prishtinë, i ka pezulluar hetimet për disa nga anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje, duke përfshirë edhe nënkryetarin Glauk Konjufca.

Ata akuzoheshin për përmbysjen e xhipave të EULEX-it, bërë gjatë viteve 2011-2012.

Njëri prej të akuzuarve, ish-aktivist i Vetëvendosjes, Rron Gjinovci, ka publikuar vendimin për pezullim të rastit, në të cilin akuzoheshin për përmbysjen e xhipave të EULEX-it.

Të akuzuar përveç Konjufcës dhe Gjinovcit, kishin qenë edhe Xhelal Sveçla, Glauk Konjufca, Sali Zyba dhe disa persona të tjerë.