75 Mall Live Search
12:08 / E Mërkurë, 05 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Hapet objekti i ri i çerdhes “Yllkat”

Është bërë hapja solemne e objektit të ri të çerdhes “Yllkat” në të cilin janë të regjistruar 243 fëmijë dhe është çerdhja më e madhe në Kosovë.

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Hykmete Bajrami e cila nga dje e ka marrë këtë post, tha se nuk ka më kënaqësi sesa të fillojë mandatin duke takuar fëmijët që janë edhe pjesë më e rëndësishme e shoqërisë.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se falë ndihmës së Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, kanë arritur të ndërtonin çerdhen më të madhe në Kosovë.

Ndërsa, drejtoresha e çerdhes “Yllkat”, Rifadije Sopi teksa falënderoi të gjithë për mbështetjen, tha se tashmë kjo shkollë ka kapacitet të mjaftueshëm dhe ofron kushtet më bashkëkohore për një çerdhe moderne.

Për të gjithë bashkëpunëtorët në ndërtimin e këtij kopshti për fëmijët u dhanë edhe mirënjohje.