Braathu: Ambiciet e Kurtit për punë, mund të sjellin ndryshime

Kryeministri i Republikes, Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu.
Brathu deklaroi se ambiciet e Kurtit për punë, mund të sjellin ndryshime.
“Të uroj për postin e ri, është mirë që po të shoh në këtë zyrë. Me pëlqejnë ambiciet tua për të punuar. Ambiciet tua, mund të bëjnë disa ndryshime. Ne do të përkrahim në punën tënde”, tha ai gjatë takimit me Kurtin.

