Dëmet në Istog, pas erërave të forta të pëcjella me reshje

Dje në vendin tonë u karakterizua mot i vranët, më stuhi, reshje të shiut e më pas edhe reshje bore.
Nga erërat e forta, pati edhe dëme, por jo edhe pasoja në qytetarë.
Si gjithnjë, Istogu për shkak të pozitës gjeografike që ka, goditet nga këto erëra, ndërsa përmes këtyre imazheve mund të shihni se si i ka hequr disa llamarina.
Fatmirësisht, s’raportohet për të lënduar, por që si gjithmonë janë banorët që mbesin të rrezikuar.
Ndërsa, në vendin e ngjarjes për të kontrolluar dhe evidentuar këto dëme, shihen edhe ekipet emergjente të zjarrfikësve./Indeksonline

