75 Mall Live Search
15:02 / E Mërkurë, 05 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Aktorja shqiptare bëhet 40 vjeçe, por dukja e saj s’e tregon atë

Aktorja e njohur, Adriana Matoshi sot po feston ditëlindjen.

Ajo mbushi 40 vjet dhe në këtë ditë festive ajo ka thurur disa vargje, të cilat i ka postuar në mbishkrimin e një fotografie goxha provokuese, shkruan Indeksonline.

Në imazhin bardhë e zi që ajo publikoj në Instagram shihet e veshur e tëra në të zeza me këmbëtë vendosur mbi karrige dhe taka të larta.

“Lëri të t’gjykojnë, e dashur. Lëri t’keqkuptojnë. Lëri t’ikin. Lëri të zgjedhin. Lëri të flasin për ty. Të belbëzojnë për atë që nuk je. Të çmenden për atë që je. Zgjidh ata që bëjnë gjithçka për ty. Zgjidh ata që e kërkojnë me ngulm praninë tënde, dhe jo ata që në mungesën tënde gjejnë justifikime. Zgjidh njerëzit që s’kanë frikë nga mrekullia jote. Zgjidh njerëzit që nuk thonë se të duan, por që e tregojnë atë në sy të botës”, ka shkruar ndër tjera aktorja e mirënjohur.

Ndryshe, Adriana përmbylli një vit të suksesshëm me rolin kryesor në filmin “Zana” , ndërsa vazhdon të jetë pjesë e serialit vendor “O sa mirë”./Indeksonline/

View this post on Instagram

Lëri të t’gjykojnë, e dashur. Lëri t’keqkuptojnë. Lëri t’ikin. Lëri të zgjedhin. Lëri të flasin për ty. Të belbëzojnë për atë që nuk je. Të çmenden për atë që je. Lëri të ecin përballë teje e të mos e kthejnë kokën. Lëri të t’shohin e të mos prekin bukurinë tënde. Lëri të t’kenë zili. Të të duan. Të admirojnë. Pastaj të t’lëshojnë poshtë. Të shkojnë sërish. Lëri përballë teje. Shko. Godit. Shtyj me bërryla. Lagu nën shi. Lëre erën të t’peshkojë ëndrrat. Puth. Dashuro. Fal. Rindërtohu. Ti je e fortë. Nuk të mposht asgjë ty. Mos ndrysho. Njerëzit e gabuar do të t’ndëshkojnë për atë që je. Të duhurit do të dashurojnë. Askush s’mund të jetë ti. Magjia jote nuk mund t’i mahnisë të gjithë. Disa do ta xhelozojnë. Andaj, ec drejt me perfekten dhe joperfekten tënde. Bëhu vetvetja. Rritu. Zgjidh ata që bëjnë gjithçka për ty. Zgjidh ata që e kërkojnë me ngulm praninë tënde, dhe jo ata që në mungesën tënde gjejnë justifikime. Zgjidh njerëzit që s’kanë frikë nga mrekullia jote. Zgjidh njerëzit që nuk thonë se të duan, por që e tregojnë atë në sy të botës. Pa asnjë frikë. Askush nuk do mund të jetë paqja e shpirtit tënd, nëse ti s’mund të gjesh vetveten në paqe me atë që ti je. Ndaj bëj një lëng portokalli. Fshiji sytë. Qëndro rebele. Rritu….dashurohu sërish…me vehten. Me çmendurinë e një sekondi… Me vallëzimet e tua nën shi. Me vështrimin tënd nevrik, atëherë kur bota nuk të pret. Photography by amazing @shenollzehri Makeup by lovely @beatrashehu 40ty dirty

A post shared by Adriana Matoshi (@adrianamatoshi) on