Meliza Haradinaj: Albin Kurti i dha sot lajm të mirë Serbisë

Ish-këshilltarja e Ramush Haradinajt, Meliza Haradinaj-Stublla e ka quajtur lajm të mirë për Serbinë paralajmërimin e Albin Kurtit për heqjen e taksës 100% ndaj Serbisë.
Me një status në Facebook, Meliza e ka uruar Kurtin për bashkëpunimin me Serbinë.
“LAJM I MIRË PËR SERBINË VJEN NGA KRYEMINISTRI I RI I KOSOVËS KURTI!
✅ Përgjigje pozitive nga Kurti për Vuçiqin në thirrjen: ‘Molim te’ hiqe taksën…
✅ Ndalja e 1.3 milionë € humbjeve në ditë për Serbinë.
✅ Rikthim i pushtimit ekonomik serb në Kosovë.
❌ Përgjigje negative opozitës dhe Kryeministrit Haradinaj.
❌ Zvogëlim i kapaciteteve prodhuese vendore.
❌ Rritje e papunësisë në Kosovë.
Urime bashkëpunimi me Serbinë!