Pamje/Shtylla elektrike të rrëzuara e pullaze të dëmtuara, stuhi e fortë godet Pejën

Dje në vendin tonë u karakterizua mot i vranët, më stuhi, reshje të shiut e më pas edhe reshje bore.
Nga erërat e forta, pati edhe dëme, por jo edhe pasoja në qytetarë.
Si gjithnjë, Istogu dhe Peja për shkak të pozitës gjeografike që ka, goditet nga këto erëra, ndërsa përmes këtyre imazheve mund të shihni dëmet e shkaktuara rrugëve të Pejës. Ndërsa edhe pullazi i Shkollës Ekonomike është dëmtuar.
Fatmirësisht, s’raportohet për të lënduar, por që si gjithmonë janë banorët që mbesin të rrezikuar.
Kujtojmë që mot i ngjashëm pritet të mbajë edhe ditëve në vazhdim./Indeksonline







