75 Mall Live Search
20:57 / E Mërkurë, 05 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Aeroplani u nda në dysh, 120 pasagjerë të lënduar në Stamboll

Një aeroplan pasagjerësh doli nga pista në një aeroport të Turqisë, duke u ndarë në tri pjesë.

Autoritetet thanë se 120 njerëz janë plagosur.

Askush nuk ka vdekur në incident, tha ministri i Transportit i Turqisë, Mehmet Cahit Turhan.

Incidenti ndodhi në Aeroportin Sabiha Gokcen të Stambollit.

Aeroplani i përkiste kompanisë Pegasus Airlines, ndërsa në bord gjendeshin 171 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit.

Shumica e udhëtarëve ishin turq, ndërsa rreth 20 prej tyre shtetas të huaj.

Sipas mediave lokale, aeroplani ateroi në shi të madh, pasi fluturoi nga provinca perëndimore e Izmirit.

Zjarrfikësit dhe ekipet e urgjencës u dërguan menjëherë në vendngjarje, thanë zyrtarët.