Hapet çerdhja më e madhe në Kosovë, me kushte sipas standardeve më të larta të edukimit

Një lajm i mirë u bë i ditur sot për parashkollorët dhe prindërit në Prishtinë.
Në komunën e Prishtinës u hap çerdhja më e madhe në Republikën e Kosovës. Çerdhja e rindërtuar Yllkat ka 2000 metra katrorë dhe plotëson kushtet sipas të gjitha standardeve më të larta të përcaktuara për edukim të hershëm, transmeton Indeksonline.
Çerdhja në lagjen Kalabria është e 16-ta me radhë në kryeqytet.

Postimi i plotë nga Ahmeti:
Sot hapëm çerdhen më të madhe në Republikën e Kosovës. Çerdhja komplet e rindërtuar Yllkat tanimë i ka 2000 metra katrorë dhe i ka kushtet sipas standardeve më të larta të përcaktuara për edukim të hershëm.
Me çerdhen e re në Kalabri që hapet në fund të muajit i bëjmë 16 çerdhe në kryeqytet.
Shfrytëzoj rastin të falenderoj
– Stafin dhe drejtoreshën Rifadije Sopi për funksionimim e çerdhes gjatë
periudhes së rindërtimit
– Prindërit për durimin
– Zyren e rigjenerimit urban në Komunën e Prishtinës për projektimin e çerdhes
Dhe natyrisht
– Ministrinë e Arsimit për financimin e ndërtimit të çerdhes
Falenderoj posaçërisht banorët e lagjes që kanë duruar ndërtimin?.


