Inati i menaxherit të Hysajt: Rrahmani nuk është lojtar i kalibrit të Napolit

Menaxheri i Elseid Hysajt, Mario Giuffredi, është një tip i cili krijon zakonisht shumë polemika me deklaratat e tij.
Por ajo që ka nisur këtë herë ka qenë shumë e pakuptimtë. Ai ka folur me tone shumë negative për blerjet më të reja të Napolit, klub i cili ka menduar të rinojë skuadrën me elementë të perspektivës, mes të cilëve edhe Amir Rrahmanin i cili do t’i bashkohet në verë.
Duke folur në një eveniment sportiv, menaxheri italian nuk ka ndalur kritikat ndaj të ardhurve më së fundmi apo edhe klubit që ka bërë këto zgjedhje.
“Mund të jenë dy rrugë të ndryshme mendimi. Nëse mendojmë një merkato të tillë për të zëvendësuar lojtarë si Allan apo Coulibaly, nuk mendoj se kanë ardhur lojtarët e duhur. Mund të jetë një merkato e bërë duke menduar për të ardhmen, duke u munduar që të sigurohen për t’i hedhr më pas në treg si lojtarë të rëndësishëm. Nuk janë lojtarë në gjendje për të zëvendësuar emra si Allan, Coulibaly, Callejon, Mertens, të cilët mund të largohen në verë. Janë të rinj, nga Deme te Lobotka, Petanja e Rrahmani, ata duhet të tregojnë se janë në lartësinë e duhur për Napolin, por për momentin nuk e ke këtë siguri”, tha Giuffredi.
