“Ata” nga Sinan Vllasaliu dhe Anxhela Peristeri kap 1 milionëshin

Një bashkëpunim mjaft i suksesshëm e që solli një këngë që u shndërrua në hit, është padyshim kënga “Ata” e Sinan Vllasaliut dhe Anxhela Peristerit.
Kënga e cila u publikua para 2 javësh, tanimë ka arritur shifrën e mbi 1 milion shikimeve në kanalin Youtube, shkruan Indeksonline.
Kjo këngë u prit mjaft mirë nga publiku dhe erdhi e shoqëruar me një videoklip mjaft atraktiv.
Kujtojmë që Sinani dhe Anxhela janë dy këngëtarë mjaft të njohur dhe të dashur për publikun dhe bashkëpunimi mes tyre ka qenë i mirëpritur nga fansat. /Indeksonline/