Zemaj në ShBA, tregon çfarë diskutoi me ish-Guvernatorin David Beasley

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Armend Zemaj është duke qëndruar në ShBA.
Gjatë kësaj vizite Zemaj është pritur nga ish-Guvernatori David Beasley, tashmë drejtor ekzekutiv i Programit Botëror të Ushqimit në Kombet e Bashkuara, transmeton Indeksonline.
Zemaj tha se nga Beasley kërkuan që përkundër fokusit të ShBA-ve në temat globale, të ushtrohet ndikimin në përkrahjen e Kosovës në rrugën e saj Euroatlantike.

Postimi i plotë:
Në kuader të vizitës në SHBA, në një pritje të ngrohtë nga ish- Guvernatori David Beasley, tani drejtor ekzekutiv i Programit Botëror të Ushqimit në Kombet e Bashkuara.
z.Beasley e njoftuam me aktualitetin në Kosovë, të arriturat dhe sfidat dhe me procesin e integrimit rajonal dhe ndërkombëtar te Republikës së Kosovës. Njëherit kërkuam që përkundër fokusit të SHBA-ve në temat globale, të ushtrojë ndikimin e tij në përkrahjen e Kosovës në rrugën e saj EuroAtlantike.

