Borë në veri e dallgë të frikshme në jug, vlonjatit nuk ia ndjen e futet të lahet në det

Dita e sotme ka shënuar një ndër ditët më të ftohta të këtij dimri.
Disa qarqe në vend janë mbuluar nga dëbora, ndërkohë temperaturat e ulëta na treguan se ende jemi në dimër dhe se pranvera është ende larg.
Por kjo nuk vlen për Arben Abazajn, një vlonjat i cili ka sfiduar temperaturat e ftohta dhe dallgët e frikshme të detit, të cilat kanë penguar lundrime, për t’u larë në det.
Ka qenë vetë Abazaj që ka publikuar videon në rrjetet sociale, duke treguar se trimëria e vlonjatëve shfaqet dhe në kushte ekstreme të motit.