75 Mall Live Search
10:20 / E Enjte, 06 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Përqafime të ngrohta të Kumbullës, Rrahmanit dhe Strakoshës pas ndeshjes

Verona ka marrë një pikë shumë të rëndësishme në transfertë përball një prej skuadrave më të forta të momentit në Serinën A, Lacios, duke i hequr kësaj të fundit mundësinë për t’u ngjitur në vendin e dytë në renditje dhe për t’u bërë edhe më shumë protagoniste në luftën për titullin. Ndaj në fund të ndeshjes, dy lojtarët shqiptarë të Veronës kanë vrapuar të ngushëllonin atë të Lacios.

Kumbulla e Rrahmani, dukshëm në humor, u filmuan teksa kanë takuar në mesin e fushës Strakoshën, pak i zhgënjyer nga ky rezultat i skuadrës së tij që kërkonte të merrte pikë të rëndësishme për klasifikimin.

Rrahmani, i cili me Strakoshën ka luajtur tek U21 e Shqipërisë, është ndalur pak çaste. Ndërsa Kumbulla i buzëqeshur i hodhi dorën në qafë portierit bashkë me të cilin grumbullohet në Përfaqësuesen Shqiptare dhe pamjet filmike treguan në fund të ndeshjes se u ndalën më gjatë duke biseduar.