75 Mall Live Search
10:35 / E Enjte, 06 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Dua Lipa e zë ballinën e revistës “Zeit Magazin”

Këngëtarja e njohur shqiptare Dua Lipa ka arritur me sukses t’i prekë majat e top listave ndërkombëtare.

Me talentin dhe muzikën që sjell, ajo ka bërë për vete miliona fasna gjithandej nëpër botë, shkruan Indeksonline.

Ajo jo rrallëherë përflitet edhe për dukjen e saj, gjithnjë të freskët e me një stil të veçantë.

Madje ajo shpesh ka zënë edhe ballinat e revistave të njohura nga e gjithë bota.

Së fundmi ajo ka zënë vend në ballinën e revistës së përjavshme gjermane, “Die Zeit”, e cila botohet në Hamburg (Gjermani) nga viti 1946 dhe është mjaft e njohur.

Këngëtarja këtë e ka bërë të ditur vetë përmes llogarisë së saj në Instagram, ku ndiqet nga afro 40 milionë fansa. /Indeksonline/