Komuna e Gjilanit: Rrugët, të hapura dhe të kalueshme

Pas reshjeve të borës, ekipet e Komunës së Gjilanit me operatorin ekonomik po qëndrojnë në terren për të hapur rrugët në qytet dhe në fshatra.
Drejtori i Shërbimeve Publike, Naser Korça, ka konfirmuar se të gjitha rrugët në qytet dhe në fshatra janë të hapura dhe të kalueshme.
“Vazhdimisht jemi në terren për të parë nga afër punimet nga operatori. Deri tani mund të konfirmoj se të gjitha rrugët janë të hapura. Nuk kemi pasur asnjë ankesë nga qytetarët për ndonjë problem. Meqë është ngricë e madhe, u apeloj qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar ”, ka thënë Korça.
Komuna e Gjilanit njofton qytetarët se për çdo problem që eventualalisht mund të hasin të kontaktojnë numrin kujdestar +38344234007, thuhet në një njoftim shtypi./Indeksonline/