Shtylla e drurit në qendër të Prishtinës, gati të rrëzohet

Në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë një shtyllë e drurit po rrezikon kalimtarët e rastit.
Kjo pasiqë, pas erërave të forta ajo është shtrembëruar koxha shumë.
Në fotografinë që ka siguruar IndeksOnline shihet se nga ajo rrezikohen edhe veturat të cilat janë të parkuara aty.
E siç duket, kjo shtyllë e drurit nuk po vërehet nga organet kompetente që të rregullohet./IndeksOnline/
