75 Mall Live Search
12:28 / E Enjte, 06 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Nëse jeni lodhur nga vrapimi, provoni këtë ushtrim për t’i djegur kaloritë

Vrapimi ndonjëherë mund të jetë i mërzitshëm dhe janë disa ushtrime monotone që përton t’i bësh, pa e përmendur faktin që shkaktojnë dhimbje të mëdha falë spintave dhe kalljeve të muskujve etj.

Nëse deri tani keni vrapuar për t’i djegur kaloritë tuaja, atëherë kemi një lajm shumë të mirë për ju: ekziston një ushtrim 10- minutësh që djeg kalori më shumë sesa një vrapim pë aq kohë, transmeton Indeksonline.

Fjala është për kërcimin me litar. Studimet tregojnë se kërcimi 10-minutësh me litar është po aq efektiv se sa 30 minuta vrapim, kur është fjala për djegien e kalorive dhe përmirësimin e shëndetit kardiovaskular.

Kërcimin me litar mund ta bëni kudo dhe më e mira është që ndihmon shumë në djegien e dhjamit dhe ndërtimin e muskujve. Nuk kërkon shumë hapësirë e as nuk ju merr shumë kohë, prandaj arsyetimin “Nuk kemi kohë për palestër” këtu nuk mund ta përdorni për t’i ikur këtij ushtrimi. Veç kësaj, ky ushtrim ndihmon edhe për ushtrimin e duarve, këmbëve, shpinës, muskujve të barkut dhe shpatullave. /indeksonline/