Ndalohen për 48 orë, 3 të arrestuarit, në Ferizaj, për “Ryshfetmarrje”

Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik, se me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, tre persona të dyshuar, në mesin e tyre dy zyrtarë, njëri hetues (S.XH), në Drejtorinë e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë (DHKEK), një zyrtar (A.M), i Ministrisë së Punëve të Brendshme- Kryeinspektor i Agjencisë së Regjistrimit Civil, si edhe një person tjetër me inicialet (L.B), për shkak të dyshimit se ata kanë kryer veprat penale: “Marrje ryshfeti” nga neni 421, “Ushtrimi i ndikimit” nga neni 424, “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe“Dhënia e ryshfetit” nga neni 422 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Gjithashtu, Prokuroria Themelore në Ferizaj, ju njofton se hetimet ndaj tyre kanë filluar më 17 tetor 2019, me zbatimin e masave të fshehta teknike të hetimit dhe vëzhgimit, si edhe në hetim ka qenë i përfshirë edhe një zyrtar tjetër i Drejtorisë së Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë (DHKEK), i cili një ditë më parë është arrestuar nga Inspektorati Policor i Kosovës.
(Foto Ilustrim)