Reperi i talentuar Toto, po i shijon sukseset e këngës së parë!
Kohët e fundit, skenës muzikore shqiptare i është shtuar edhe një rep artist i ri mjaft i talentuar.
Bëhet fjalë për Meriton Elshanin, i cili do të debutojë me nofkën “Toto”, shkruan Indeksonline.
Ai para pak ditësh ka publikuar këngën e tij të parë, me titull: “Pa ty”, për tekstin e së cilës është përkujdesur vetë.
Kënga e promovuar me një videoklip për pak ditë ka arritur të merrte vëmendjen e publikut, duke u pritur mjaft mirë.
Ky është një debutim mjaft i suksesshëm për reperin Toto, i cili në bazë të talentit, ka mundësi që shpejt të “shpërthejë” në skenën muzikore shqiptare. /Indeksonline/