Në Pejë, dje lindën vetëm foshnja të gjinisë mashkullore
238 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, dje më 5 shkurt 2020. Nga këta 27 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtejshëm.
Analiza kanë kryer 313 pacientë që në total janë kryer 4,862 sosh.
Gjatë 24-orëve të fundit kanë qenë 1 lindje, 2 normale dhe 1 me prerje cezariane.
Kanë lindur 4 foshnja të gjithë të gjinisë mashkullore dhe një lindje ka qenë binjake. /Indeksonline