75 Mall Live Search
15:02 / E Enjte, 06 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Stuhia dëmtoi objektet e shëndetësisë në Istog, por puna s’ndalon!

Gjendja për shkak motit të lig që po mbizotëron në shumë komuna të vendit tonë po vjen duke u rënduar.

E, dëmet më të mëdha vijnë në zonën e Dukagjinit, saktësisht në Pejë dhe në Istog.

Madje, mëngjesi i sotëm Komunën e Istogut e gjeti të shkatërruar nga erërat e fuqishme, që po vazhdojnë prej dy ditësh, madje të gjitha fshatrat, përfshirë edhe qytetin kanë mbetur pa energji elektrike.

Nga ana tjetër, edhe procesi mësimor është ndërprerë, ku shumë shkolla janë dëmtuar.

E, drejtori i Shëndetësisë i Istogut, Mujë Osmanaj, përmes një postimi ka treguar se edhe objektet shëndetësore kanë pësuar dëmtime.

“Dëmeve nga era e fortë e dy netëve të fundit në Istog nuk u shpëtuan as objektet shëndetësore…!

Megjithëketë jemi të përkushtuar për t’i kryer punët që na takojnë”, ka shkruar Osmanaj në llogarinë e tij Facebook, ndërsa ka publikuar edhe imazhe që pasqyrojnë gjendjen e tashme të shtëpive të shëndetit./Indeksonline