75 Mall Live Search
18:02 / E Enjte, 06 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Rrëfehet Ana Kabashi: Më kanë kërkuar favore seksuale, në këmbim të karrierës

Ana Kabashi ka qenë së fundi e ftuar në emisionin “Glamour Roze” ku edhe ka rrëfyer gjëra të pathëna më parë.

Këngëtarja e mirënjohur, përveç që foli për profesionin e saj, jetën private, ajo pranoj gjithashtu se është ngacmuar në mënyra të ndryshme.

Ana madje pranoi se i janë ofruar edhe favore seksuale në të kaluarën, në këmbim të karrierës dhe për të arritur të depërtoj në tregun e muzikës.

“Po ka dhe të tilla raste, ka raste që të ftojnë edhe në studio edhe të thonë: ‘Hajde se ti je këngëtare shumë e mirë, ke vokalin tepër të mirë edhe ta bëj një këngë. Edhe ti shkon në studio, e pastaj mund të të thotë diçka tjetër si për shembull: Ti je shumë e mirë, ti kështu ti ashtu, dua të jesh e imja përndryshe nëse ti nuk je e imja ti nuk do vazhdosh. Unë kam thënë ok dua të dal prej këtu sa më shpejt”, u shpreh këngëtarja

Ndryshe, ajo po vazhdon të jetë aktive me projekte muzikore, kënga e saj e fundit mban titullin “Dashni”.