Aktori i njohur i serialit “Friends” hap llogari në Instagram

Episodi i fundit i serialit “Friends” ishte në vitin 2004, por falë Comedy Central dhe Netflix njerëzit akoma e ndjekin atë.
Kështu, ata janë shumë kuriozë për jetën e aktorëve të serialit: Jennifer Aniston (Rachel Green); Courteney Cox (Monica Geller); Lisa Kudrow (Phoebe Buffay); Matt LeBlanc (Joey Tribbiani); David Schwimmer (Ross Geller); dhe Matthew Perry (Chandler Bing).
Aktori Matthew Perry më 5 shkurt në Twitter ka shkruar “Lajme të mëdha po vijnë”.
Big news coming…
— matthew perry (@MatthewPerry) February 5, 2020
Fansat menduan se seriali do të transmetohet prapë, por ai ishte një paralajmërim për hapjen e llogarisë së tij në Instagram.
Ai ende nuk ka postuar asgjë në llogarinë e tij, por shoqja e tij Lisa Kudrow, ka postuar një fotografi ku i uroi mirëseardhje në Instagram Perryt.
Së fundi edhe Jennifer Aniston i është bashkuar Instagramit, duke ngarkuar një fotografi, ku theu rekordin Guinness, pasi arriti një million ndjekës në vetëm pesë orë e 16 minuta, duke mundur Princin Harry dhe Meghan Markle./Indeksonline/