75 Mall Live Search
09:08 / E Premte, 07 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Houston Rocketsi mposhtin Lakersat, Westbrooku i papërmbajtshëm

Houston Rocketsi ka vazhduar me fitore në NBA, duke marrë të katërtën radhazi.

Skuadra nga Teksasi ka befasuar Los Angeles Lakersat në Staples Center, duke e mposhtur me 10 pikë diferencë 111:121.

Russell Westbrooku ishte i pandalshëm në këtë takim dhe më meritori për triumfin e Rocketsit.

Fundori amerikan realizoi 41 pikë, pati tetë kërcime e pesë asistime, ndërsa arriti mbi 20 mijë pikë në karrierë.

Me lojë të mirë u dallua edhe Eric Gordoni që shtoi 15 pikë të tjera.

Te vendësit më efikasi ishte Anthony Davisi me 32 pikë e 13 kërcime, por që nuk mjaftuan për fitore.

Për Rocketsit kjo ishte fitorja e 33-të këtë edicion teksa kanë edhe 18 disfata dhe zënë pozitën e katërt në Konferencën e Perëndimit.

Nga ana tjetër Lakersat pësuan humbjen e 12-të këtë vit, ku kanë edhe 38 fitore dhe janë të parët në Perëndim.