75 Mall Live Search
12:22 / E Premte, 07 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Premierliga shpall futbollistin e muajit janar

Premierliga angleze, ka zbuluar fituesin e çmimit si Futbollisti më i mirë për muajin janar.

Këtë muaj, ishte top sulmuesi i Manchester Cityt ai, Sergio Aguero, i cili e fitoi, shkruan Indeksonline.

6 golat e tij të këtij muaji bënë që ai t’i linte anash Alissonin, Hendersonin, Grealishin, Doucouren, Perezin e Stephensin, të cilët ishin gjithashtu në garë./Indeksonline/