Sabri Fejzullahu, thotë se e ka pasur idhull Nexhmije Pagarushën!
				Pas vdekjes së Nexhmije Pagarushës, Sabri Fejzullahu ka postuar në Instagram.
Ai tha se atë e ka pasur idhull gjithmonë, shkruan Indeksonline.
“Sot na la, bilbili e ikona e këngës shqipe. Nexhmije Pagarusha, ti u ndave nga kjo jetë, por kënga jote, zëri e vepra jetojnë gjithmonë sa t’është gjallë shqiptaria. Me dhimbje t’madhe n’shpirt po ta them unë Sabri Fejzullahu që t’kam pasë idhull gjithmonë, lamtumirë me këto vargje: “Nxire këngën për t’më gëzuar o bilbil
 Të dëgjoj me mall kur ligjëron bilbil
 Kur kam dhimbje, kur kam vaje o bilbil
 Kënga jote shpirtin ma qetëson bilbil”
 I përjetshëm qoftë kujtimi dhe emri yt…”, ka shkruar Fejzullahu./Indeksonline/

