Lojtarët e Liverpoolit, me bonuse të majme kur ta fitojnë titullin

Tani nuk është pyetja “nëse”, por “kur” Liverpooli, do të shpallet kampion i Premierligës.
Ekipi i Liverpoolit ka fituar 24 nga 25 ndeshjet e tyre këtë sezon në Premierligë, duke nënkuptuar se kanë lëshuar vetëm dy pikë.
Momentalisht kanë 22 pikë më shumë se Manchester City dhe mund ta festojnë titullin më 16 mars ndaj Evertonit.
Trajneri i Liverpoolit dhe lojtarët, do të marrin shpërblime të merituara në fund të sezonit, sipas “Daily Mail”-it.
Pasi të sigurojnë titullin e Premierligës, lojtarët do ta ndajnë një bonus prej 4 milionë funtesh.
Lojtarët e ekpit të parë si Van Dijku, Firmino dhe Mo Salahu, do të marrin shtesë 150 mijë funte përveq bonuseve të tjera.
Interesante është që “Reds”-i morën një bonus më të madh pas fitores sezonin e kaluar në Champions League ndaj Tottenhamit.
Lojtarët ndanë bonusin prej 7 milionë funtesh./Indeksonline/