75 Mall Live Search
13:49 / E Premte, 07 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Lajm fantastik për Milanin, Ibrahimoviqi starton ndaj Interit

Edhe pse u stërvit ndaras në fush dhe jo me grupin dje pasdite, Zlatan Ibrahimoviqi, do të jetë në fushë nga minuta e parë në derbin ndaj Interit.

Pas një jave me lëndime, dyshimet janë larguar: Zlatan Ibrahimoviqi, do t’i prijë sulmit rosoner në ndeshjen ndaj Interit të Contes, raporton “Corriere dello Sport”.

Patjetër që është lehtësim i madh për fansat e Milanit, pasi edhe Piateku nuk është më.

38- vjeçari e ka merak këtë ndeshje dhe kërkon ta përgatisë veten sa më mirë.

Rafael Leao me gjasë do të startojë përkrah tij./Indeksonline/