75 Mall Live Search
14:07 / E Premte, 07 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Shokon prezantuesi i njohur, flet publikisht: Jam homoseksual

Prezantuesi i televizionit anglez që punon për ITV, Phillip Schofield, ka njoftuar se është homoseksual.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai, nëpërmjet një postimi në Instagram, shkruan Indeksonline.

“Me forcën dhe me mbështetjen e gruas dhe vajzave të mia, jam pajtuar me faktin se jam homoseksual”, ka shkruar prezantuesi.

Image result for Phillip Schofield

“Kjo gjë ka shkaktuar shumë biseda në shtëpi. Unë jam martuar me Stephin për gati 27 vjet dhe kemi dy vajza të bukura, Molly the Ruby. Familja ime më ka mbajtur kaq afër, ata janë përpjekur të më gëzonin, të më bezdisnin me dashuri, pavarësisht konfuzioneve të tyre. Megjithatë, ende nuk mund të fle dhe kam pasur momente të errëta”, vazhdoi ai.

Më tej Phillipi tha se të jesh homoseksual është një arsye për të festuar dhe të jesh krenar./Indeksonline/

Kredia: Instagram
Phillip Schofield me gruan e tij Stephanie Lowe në 2015. Kredia: PA