“Të na falësh si shtet, nuk bëmë aq sa duhet për ty”

Bilbili i Kosovës, Nexhmije Pagarusha ndërroj jetë sot.
Ajo la pas vetës një krijimtari që do të lë gjurmë përgjithmonë në artin dhe kulturën shqiptare, shkruan Indeksonline.
Pas vdekjes së saj, ajo u kujtua nga shumë figura të politikës dhe artit në përgjithësi.
Edhe tenori Ramë Lahaj përmes një postimi në Instagram ka sjellur fotografi ku shihet përkrah bilbilit të këngës.
Bashkë me fotot ai ka bashkangjitur edhe një shkrim tejet emocional.
Më poshtë postimi i tij i plotë:
“Zemër plas!
Më këpute shpirtin Nanush!
Ajo që dhembë tmerrësisht shumë është që s’do të kem me mundësi të vij e të të përqafoj fizikisht por ne shpirt e mendje do të ruaj përherë kujtimin e veprën e madhe që na le sepse gjenerata të tëra, nder breza jem rritur me zërin tënd hyjnor.
Të na falësh që si shtet, nuk bëmë aq sa duhet për ty, por nuk bëmë kurrë për askënd që e ngriti lart ne piedestal artin dhe figurën e shqiptarit. Por kështu jemi ne. Luftë hijenash bëjmë vetëm për karrige.
Lamtumirë nanush!Ta dish që sa të kem frymë e kudo në botë do mburrem me ty dhe artin tënd hyjnor. U prehsh në paqe zëri i Kosovës, Nexhmije Pagarusha”.