75 Mall Live Search
22:29 / E Premte, 07 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Vet nuk mundi t’i ndalë por Guardiola e këshillon Arsenalin, Tottenhamin se si ta ndalin Liverpoolin

Liverpooli është duke ecur ‘krenar’ drejt rrugës për titullin e anglisë, pasi ka kaluar formë fantastike këtë sezon.

Mirëpo Guardiola ka këshilluar Arsenalin, Chelsea, Manchester United dhe Tottenham Hotspurin se si mund ta ndalin skuadrën e Klopp, transmeton IndeksOnline.

Sipas Guardiolës çdo gjë mund të ndryshojë ku edhe tha “Unë nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, ne do të përgaditemi, si dhe mundemi që ta mbyllim këtë epërsi”.

Po ashtu trajneri i Manchester City, ka thënë që skuadrat e tjera e kanë për detyrë që ta ulin epërsinë e Liverpoolit.

Skuadra e Liverpoolit ka shansin që të bëhet skuadra e dytë në ligën angleze, pas Arsenalit që e përfundon një sezon të tërë pa asnjë humbje./Indeksonline/.