75 Mall Live Search
10:50 / E Shtunë, 08 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Vazhdojnë homazhet për Nexhmije Pagarushën në Teatrin Kombëtar, në Prishtinë

Që në orët e para të mëngjesit të ditës së shtunë kanë nisur homazhet për ikonën e muzikës shqipe, Nexhmije Pagarushën e cila ndërroj jetë dje (e premte).

Homazhet për të nderuar jetën dhe veprën që la pas kanë filluar që nga orën 8:00 dhe do të zgjasin deri në orën 17:00, shkruan Indeksonline.

Në homazhet për të ndjerën po marrin pjesë edhe zëvendëskryeministri i parë, Avdullah Hoti dhe ish-presidenti Fatmir Sejdiu.

Kujtojmë që varrimi i së ndjerës bëhet të dielën (9 shkurt) në orën 14:30 në fshatin Pagarushë të Malishevës.

Ndërkohë, presidenti i vendit, Hashim Thaçi, nesër e ka shpalli ditë zie shtetërore./Indeksonline/