75 Mall Live Search
20:45 / E Shtunë, 08 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Koronavirus arrin në Kosovë? Konferencë e jashtëzakonshme në QKUK

Një person po dyshohet se është prekur nga koronavirusi dhe se i njëjti është duke i trajtuar në Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Pacienti i dyshuar është në Klinikën Infektive brenda QKUK-së.

Lajmin e ka konfirmuar për IndeksOnline, Shpend Fazliu, zëdhënës në QKUK.

“Në ora 20:45 në QKUK, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe drejtori i Institutit për Shëndetësi Publike do të mbajnë konferencë të jashtëzakonshme për media”, tha Fazliu.