Verona përmbys Juventusin, arkëton tri pikë të arta

Verona ka shkaktuar befasinë e dorës së parë këtë javë duke e mposhtur Juventusin me përmbysje rezultati 2:1.
Fillimisht Ronaldo realizoi në minutën e 65-të për mysafirët, por goli i tij u “zhvlerësua” me dy golat e Veronas për 10 minuta, shkruan Indeksonline.
Fillimisht Fabio Borini realizoi në minutën e 76-të, ndërsa pas 10 minutash shënoi nga penalltia Pazzini.
Me këtë fitore, Verona ngjitet në zonën e Evropës me 34 pikë në pozitën e gjashtë, ndërsa Juventusi mban kreun me 54 pikë, tri më shumë se Interi i cili nesër zhvillon derbin ndaj Milanit./Indeksonline/