Ashtu siç e kanë zakon, Atletico Madrid 1:0 fiton

Atletico Madrid ka shënuar fitore minimale 1:0 ndaj Granadas në “Wanda Metropolitano” në kuadër të javës së 23-të në La Liga.
Ishte goli i Angel Correas në minutën e gjashtë ai që i dha fitoren vendasve, shkruan Indeksonline.
Me këtë fitore, Atletico Madrid shkon në kuotën e 39 pikëve në pozitën e katërt, 10 më pak se Real Madridi që prin në tabelë.
Në anën tjetër, Granada mbet në vendin e 10-të me 30 pikë./Indeksonline/