75 Mall Live Search
08:58 / E Diele, 09 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Diona Fona feston ditëlindjen, kaq vite ka mbushur!

Këngëtarja shqiptare Diona Fona, edhe pse e re në moshë, me talentin e saj ka arritur që të marrë vëmendjen e publikut me këngët e saj.

Që nga viti 2017, ajo është aktive, kur e publikoi këngën e parë me videoklip, me titull “Havera”, shkruan Indeksonline.

Ajo sot feston ditëlindjen e saj të 21-të.

Diona është lindur dhe rritur në Britani të Madhe, por ajo tashmë më shumë po qëndron në Kosovë, ku po zhvillon veprimtarinë e saj muzikore.

Kujtojmë që kënga e fundit e saj “Ti je”, është pritur mjaft mirë nga publiku. /Indeksonline/