75 Mall Live Search
10:45 / E Diele, 09 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Los Angeles Lakers mposhtin Golden State Warriors

Los Angeles Lakers janë rikthyer te fitoret në NBA, pasi kanë mposhtur në udhëtim Golden State Warriors.

Skuadra nga Kalifornia ka triumfuar në shtëpinë e Warriors me pesë pikë diferencë, 120:125.

Tek mysafirët shtatë basketbollistë shënuan pikë dyshifrore, teksa më efikasi ishte alo qendra Anthony Davis.

Numri tre i LA shënoi 27 pikë dhe pati 10 kërcime në triumfin e skuadrës së tij.

Ndërkohë me lojë të mirë u dallua edhe LeBron James me 22 pikë, tetë kërcime e 11 asistime si dhe Avery Bradley me 21 pikë.

Marquese Chris ishte basketbollisti më efikasi tek vendasit me 26 pikë e nëntë kërcime.