75 Mall Live Search
11:54 / E Diele, 09 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Amir Rrahmani: Jam duke e jetuar ëndrrën

Mbrëmë, Hellas Verona dhuroi befasinë më të këndshme duke e mposhtur me rikthim rezultati 2:1 kampionin e Italisë, Juventusin.

“Zonja e vjetër” kaloi e para në epërsi përmes Ronaldos, por goli i tij u “zhvlerësua” me dy gola të vendasve, shkruan Indeksonline.

Amir Rrahmani ishte stabil në mbrojtje ndërsa së fundmi finalizoi transferimin në Napoli ku do të jetë pjesë që nga sezoni tjetër.

Sot, kapiteni i Kosovës në llogarinë e tij zyrtare në Facebook publikoi foto gjatë ndeshjes së djeshme, ku dukeshin edhe Ronaldo e Douglas Costa të “gjunjëzuar” para tij.

“Duke e jetuar ëndrrën” – ishin fjalët e qendërmbrojtësit./Indeksonline/