Futbollisti Francez hy në histori të Serie A, luan me dy skuadra të ndryshme në të njëjtën javë

Valentin Eysseric do të kalojë në histori duke qenë futbollisti i parë që zhvillon në të njëjtën javë të kampionatit dy ndeshje me dy skuadra të ndryshme.
Rasti është shkak i kalendarit për shkak të finales së Superkupës së Italisë, mes Lazios dhe Juventusit më 22 dhjetor.
Në atë rast duhet të luhej Verona-Lazio por u shty për datën 5 shkurt.
Por, në atë datë francezi luante me Fiorentinan dhe zbriti në fushë 8 minuta ndaj Romës në ndeshjen e fituar 4-1 nga verdhekuqtë.
Në merkaton e dimrit, duke qenë se nuk po luante te Fiorentina, Eysseric kaloi te Verona dhe debutoi pikërisht në ndeshjen e shtyrë ndaj Lazios, për javën e 17-të.
Në “Bentegodi” përfundoi 0-0 dhe francezi ishte në fushë.
Pra, me 40 ditë vonesë, e njëjta javë, në fushë me dy skuadra të ndryshme.