75 Mall Live Search
18:41 / E Diele, 09 Shkurt 2020 / indeksADMonline

200 mjete të kontrolluara vetëm gjatë orëve të fundit, sekuestrohen 5 makina lukzose në Durrës

Aksioni i Policisë ka vijuar edhe mbrëmjen e sotme në Durrës ku sipas burimeve vetëm gjatë orëve të fundit janë kontrolluar mbi 200 automjete, krysisht luksoze ndërsa 5 prej tyre janë sekuestruar.

Mësohet se grupet e kontrollit nga patrullat e Operacionit Forca e Ligjit janë vendosur edhe në qytetin e Vorës kun ë shënjestër janë makinat e prodhimit të fundit.

Ndaj pronarëve kërkohet sqarimi i të ardhurave me të cilat e ka blerë mjetin dhe origjinën e parave ndërsa në rast se nuk arrihet të justifikohet, i sekuestrohet mjeti deri në mbyllje të hetimeve përkatëse.