75 Mall Live Search
20:11 / E Diele, 09 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Shqiptarë e serbë përleshen mes vete në Fushë-Kosovë

Një përleshje fizike ndodhi pasditen e sotme në Fushë-Kosovë mes disa shqiptarëve dhe serbëve.

Rasti në fjalë është konfirmuar për Indeksonline nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili tha se përleshja u shkaktua shkaku i një parkingu.

“Me datë 09.02.2020 rreth orës 17:20 policia ka pranuar informatën se në Fushë-Kosovë ka ndodhur një përleshje ndërmjet fqinjëve. Policia ka arrit në vendin e ngjarjes, ndërsa sipas informacioneve fillestare bëhet fjalë për përleshje fizike mes fqinjëve për arsye të parkingut të veturave”, tha Hoxha.

Si pasojë e kësaj përleshje dyshohet të jenë lënduar tre persona, të cilët edhe kërkuan trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë./Indeksonline/