75 Mall Live Search
22:36 / E Diele, 09 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Komuna e Prishtinës ka dhënë vetëm tri leje ndërtimi gjatë këtij viti

Prishtina vazhdon të jetë një nga qytetet me kaosin më të madh urbanistik. Mundësia për punë, universitetet, modernizimi si dhe fokusimi i binzeseve ka bërë që shumë familje të shpërngulen në kryeqytet.

Kjo ka bërë që ky vend jo vetëm të mbipopullohet, por edhe të shndërrohet në “çerdhe” ndërtimesh, e objektet e banimit thuajse janë ngjitur me njëra-tjetrën.

Çdo ditë në kryeqytet shohim punime të ndërtimeve, kryesisht atyre të larta, derisa shpesh herë kjo gjendje ka bërë qytetarët të reagojnë, pasi që kryeqendra është betonizuar krejtësisht, duke pasur mungesë edhe të hapësirave gjelbëruese.

Por, përveç kësaj, qytetarët shpesh përmes mënyrave të ndryshme kanë shprehur paknaqësitë e tyre për shkak se kompanitë e ndërtimit, përveç zhurmës së madhe dhe që ndotin ambientin, bllokojnë edhe trotuaret me makineritë e material punues.

Ndërsa inxhinierët dhe artkitektën, jo rrallë herë kanë vënë në pikëpyetje cilësinë e këtyre ndërtesave, shkruan Indeksonline.

Derisa edhe vet Drejtoria e Inspekcionit në Komunën e Prishtinës, këtë vit ka vënë jo pak gjoba kundrejt këtyre kompanive të cilat nuk kanë përfillur rregullat.

E, në anën tjetër, Drejtoria e Urbanizmit, ka publikuar lejet që ka lëshuar për këtë vit, gjegjësisht për muajin janar.

Sipas këtyre të dhënave, deri më tani janë dhënë nga e njëjta drejtori tri leje ndërtimi, dukë lëshuar kështu 9,938.35  sipërfaqe totale ndërtimore në metër katror, ku pagesa totale e lejes së lëshuar është 83,801.42 euro, ndërsa pagesa e taksës administrative është 6.50 për metër katror.

Në këto leje hyn, ndërtimi për një objekt rekrativ – sportiv, një objekt shumëbanesorë me afarizëm dhe një objekt individual.

Kujtojmë që në vitin 2019 Komuna e Prishtinës kishte dhënë  gjithësej 161 leje ndërtimi./Indeksonline