KB Peja prezanton trajnerin e ri, këto janë detajet

Klubi basketbollistik Peja ka zyrtarizuar trajnerin Adis Beciragic që pason Jeronimo Sharinin e shkarkuar ditë më parë.
Në një njoftim zyrtar nga klubi pejan, trajneri turko-boshnjak thuhet se ka karrierë të begatshme.
Ai së fundmi ka qenë kryetrajner në Konyaspor, ndërsa në të kaluarën ka menaxhuar Ushak Sportin, Royal Hali Gaziantepin e Darussafakan.
Më poshtë njoftimi nga KB Peja:
Zyrtare: KB Peja ka arritur marrëveshje me trajnerin Adis Bećiragić
Disa ditë pas shkarkimit të trajnerit të Jeronimo Sarin klubi ka arritur të bëjë marrëveshje të re me super trajnerin Turko-Boshnjak Adis Bećiragić.
Adis ka një karrierë të begatshme në Turqi si trajner dhe në Bosnje si lojtar.
Më poshtë i kemi paraqitur disa detale nga rrugëtimi i Adis në Basketboll.