75 Mall Live Search
11:40 / E Hënë, 10 Shkurt 2020 / indeksADMonline

E konfirmon edhe policia: Skuadra serbe, s’kishte leje për të hyrë në Kosovë

Skuadra serbe e basketbollit, “Sloga” nga Batoçina është kthyer mbrapsht nga Policia e Kosovës në pikën kufitare në Jarinje, derisa po tentonte të hynte në Republikën e Kosovës.

Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Ekipi i potencuar nga ana juaj nuk ka pasur leje nga ministria kompetente, prandaj edhe iu është refuzuar hyrja në Republikën e Kosovës“, ka thënë Hoxha.

“Sloga” ishte nisur për në Kosovë për të zhvilluar ndeshje me skuadrën nga Veriu i Mitrovicës, e ashtuquajtura “Trepça”. /IndeksOnline/