Rrah babanë, e bën për spital

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjilan pasi që ai pas një mosmarrëveshje me prindërit e tij, i sulmon fizikisht dhe babait të tij i shkakton lëndime trupore për çfarë ka edhe raport mjekësor.
Trajtim mjekësor ka marrë edhe i dyshuari pasi e kishte goditur me dorë xhamin e derës së shtëpisë.
Rasti ka ndodhur dje në orën 10.00, njofton Policia e Kosovës në raportin e rregullt 24-orësh.
Prokurori, të dyshuarit ia ka caktuar masën e ndalimit për 48 orë dhe ai është dërguar në Spitalin e Gjilanit, mësaktë në Repartin e Psikiatrisë për trajtim mjekësor dhe mbetet në mbikëqyrje të policisë.