Hailey, bukuroshja që ia ” pushtoi” zemrën këngëtarit Justin Bieber!

Hailey Bieberi u shfaq në mbrëmjen e “Oscars”-it, e veshur me një fustan të markës “Versace”, duke marrë vëmendjen e fansave dhe të mediave rozë.
Modelja e njohur amerikane njihet për martesën e saj me këngëtarin me famë botërore Justin Bieber, shkruan Indeksonline.
Modelja 23-vjeçare, me fustanin që kishte veshur, vinte në pah më së miri linjat e saj perfekte trupore, derisa me bukurinë e saj binte në sy lehtësisht.

Bukuria e modeles, e dëshmoi edhe njëherë arsyen pse ia ka “pushtuar” zemrën këngëtarit Justin Bieber, i cili u martua me të.
Kujtojmë se Justin Bieberi është një nga këngëtarët dhe meshkujt më të dashur për femrat. /Indeksonline/

